Kolonjë, hapet gropa mbi 6 metra e thellë në Kishën e Shën Mërisë
19/08/2021 12:19
Kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë te Kolonjës është dhunuar.
Sipas punonjësve, persona të papërgjegjshëm kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë tek pagëzorja e kësaj kishe. Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë.
Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë.
Top Channel