“Gati të vdesim me 100 plumba në gjoks”; në Afganistan ka nisur të organizohet rezistenca kundër talebanëve.
“Nuk do të ngurrojmë të japim jetën tonë vetëm që t`i mposhtim këta fanatikë fetarë nga mesjeta”, deklaroi zv/presidenti Amrullah Saleh nga rajoni i Panxhirit ku ka nisur tashmë grumbullimi i vullnetarëve të gatshëm t`i kundërvihen atij qe e quajne “terrori taleban”.
“Do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai. Panxhiri, i ndodhur vetëm 80 milje në veri të Kabulit, është e vetmja nga 34 provincat e vendit që nuk ka rënë në duart e militantëve. Mendohet se shumë trupa elitë janë grumbulluar aty këto ditë. Ushtarët qeveritarë afganë që i janë drejtuar Panxhirit kanë me vete edhe armë e pajisje ushtarake, përfshirë autoblinda e tanke.
Komandot afganë të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po rigrupohen, thotë The Sun, e janë të gatshëm të luftojnë “deri në pikën e fundit të gjakut”. Saleh është vendosur në krye të përpjekjeve për t`i bërë rezistencë talebanëve pasi presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi duke marrë me vete sipas disa raporteve plot 169 milionë dollarë.
Top Channel