Afganët ranë nga avioni, gafa e Biden: “U harruan ata, kaluan pesë ditë!” 

19/08/2021 11:09

Presidenti Joe Biden u përpoq ta mbronte qasjen e administratës së tij në krizën e Afganistanit gjatë intervistës me George Stephanopoulos të ABC.

Ai hodhi poshtë kritikat se Shtetet e Bashkuara duhet të kishte bërë më shumë për të planifikuar evakuimin dhe tërheqjen, që është shoqëruar me skena dhune dhe kaosi, ndërsa mijëra vetë u përpoqën të largohen ndërsa talebanët morën pushtetin. Por kur u pyet për pamjet e tmerrshme të afganëve që binin nga avioni, pasi ishin kapur në rrotat e tij të përfshirë nga dëshpërimi për t`u larguar nga vendi, presidenti amerikan dha një përgjigje që i argëtoi shumë kritikët e tij.

Biden: Ajo kaloi, ishte para katër apo pesë ditësh.  

Biden këmbënguli se tërheqja e SHBA-së nga Afganistani pa kaos do të kishte qenë e pamundur, por komentet e tij u pritën me mosbesim. Nikki Haley, ish ambasadore e Donald Trumpit në OKB i quajti ato të turpshme. “Kjo është një shuplakë në fytyrë për mijëra amerikanë që janë ende në atë vend. Ai nuk kishte asnjë plan, nuk kishte asnjë urgjencë dhe nuk do që të marrë përsipër asnjë përgjegjësi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA