Pasi dhomat janë boshatisur me largimin e të rinjve nga disa konvikte brenda Qytetit Studenti, godinat po pastrohen e sistemohen për të qenë gati në pritjen e afganëve të cilët ende nuk kanë mbërritur.

“Është boshatisur. Nuk ka student”.

-Po ku kanë ikur?

“Në godinë tjetër”.

Rrobat e ndera në dritaret e godinave 28-29 janë shenja e vetme që tregon prezencën e paktë të studentëve në qytetin studenti, të cilët qëndrojnë gjatë verës në kryeqytet për të punuar. Në dy godina ata janë grupuar pasi u zhvendosën nga dhomat e tyre për t’ua lënë ato afganëve, ndërsa dhjetra të tjerë nuk kanë pranuar shpërnguljen e kanë zgjedhur të kthehen në vendlindje me valixhe në duar, si dy vajzat që takuam sot që e kishin mësuar lajmin vonë e në temperatura përvëluese u nisën drejt Tepelenës.

Sipas bashkisë së Tiranës konviktet e qytetit studenti kanë kapacitet prej 1200 shtretër për të pritur afganët, megjithatë nuk dihet ende nëse do të shfrytëzohen të gjitha dhomat prej tyre. Ndërsa strehimi në këtë zonë do të jetë i përkohshëm dhe godinat do të jenë gati për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik.

Top Channel