Zjarri po përhapet me shpejtësi në Rrajcë/ Flakët përfshijnë zonën me pemë shekullore, të mbrojtur nga UNESCO

18/08/2021 16:34
Foto ilustruese

Zjarri që ka nisur një ditë më parë në Rrajcë, po përhapet në një terren më të gjerë, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme ne zonën e quajtur Shesh Dardhë, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore.

Situata paraqitet kritike, ndërkohë që është kërkuar shtimi i forcave zjarrfikëse në terren. Shesh Dardha, e mbrojtur nga UNESCO ka pemë 80-100 vjeçare, që tashmë po rrezikohen nga flakët.

Top Channel