
28/02 23:05
Ndërkohë që operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti me magnitudë 7.2 që shkundi Haitin.
Autoritetet njoftuan se numri i viktimave ka shkuar në 1 mijë e 419 persona ndërsa mbi 6 mijë e 900 janë të plagosur. Administrata e vendit e cila u përball me një shkatërrim dhe tronditje të madhe i bëri thirrje për ndihmë komunitetit ndërkombëtar.
Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë kishte epiqendrën 12 kilometra në verilindje të rajonit Saint-Jean-du-Sud. Lëkundjet që u ndjenë edhe në kryeqytet shkaktuan kaos dhe panik të madh tek qytetarët. Haiti është goditur nga një tërmet shkatërrues edhe në vitin 2010.
Top Channel