Protestë për ujin e pijshëm, banorët e Rrajcës: Ujësjellësi u ndërtua me 6 mln euro, por ujë nuk kemi

18/08/2021 15:17

Banorët e fshatit Rrajcë Sutaj kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm.

Investimi për rrjetin e ri të ujësjellësit me vlerë rreth 6 mln euro që përfundoi vitin e kaluar duhet  duhet t’i furnizonte me 24 orë ujë, por në rubinet nuk mbërrin ujë fare ose u shkon me orar të reduktuar.

Përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizime Prrenjas Ylli Alla thotë se furnizmi  siguron 6 orë ujë në ditë.

Sipas banorëve studimet për sasinë e ujit që prodhonte burimi kanë qenë të gabuara gjë që çon sot në këtë krizë.

Top Channel