Prej 48 orësh, sipërfaqja pyjore ‘nën pushtetin’ e flakëve në fshatin Bardhaj të Rrajcës

18/08/2021 08:45

Pre 48 orësh një sipërfaqe pyjore me dushk është nën flakë në fshatin Bardhaj të Rrajcës.

Zjarri i cili sipas burimeve është i qëllimshëm ka është në një terren mjaft të thyer çka e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse.

Sipas Xhek Nezhës Drejtor i AdZM Elbasan në terren po punojnë aktualisht rreth 30 punonjës zjarrfikës dhe ADZM ndërsa do ju bashkohen edhe Forcat e Armatosura pas kërkesës për ndihmë.

Ndërhyrja nga ajri duket joefikase kjo për shkak të bimësisë së lartë.

Zjarri që ka përfshirë pyjet kërcënon vetëm pyllin e Rryenit edhe kjo zonë e mbrojtur nga shteti, ndërsa nuk rrezikohen pyjet të cilat janë nën mbrojtjen e Unescos.

Ndërkohë paralelisht edhe policia po vijon hetimet mbi zjarrin pasi dyshimet janë se disa persona të gjobitur disa ditë më parë për prerje të paligjshme pyjesh të jenë autorë të vatrës.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA