Përplasen dy makina në aksin rrugor Milot-Morinë, dërgohen në spitalin e Traumës dy shoferët dhe pasagjeri

18/08/2021 12:55

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër.

Për pasojë, kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në Milot , mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.Sh., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë të dy drejtuesit dhe shtetasi G.K., i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin S.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel