
28/02 23:05
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të madhe të Japonisë duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut. Mediat atje raportojnë se deri më tani 6 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.
Ministria e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, njoftoi se deri më tani në 17 prefektura kanë ndodhur 62 rrëshqitje të dheut, ndërsa në 9 prefektura dalje të lumenjve nga shtrati. Në lajmin e agjencisë Kyodo të bazuar në zyrtarët lokalë, në Nagasaki dhe Nagano kanë humbur jetën 6 persona, kurse 4 persona raportohen për të zhdukur.
Ende mbetet vlefshmëria e thirrjes për evakuim të 1.8 milionë personave në mbarë rajonin.
Top Channel