Është një mënyrë e thjeshtë, ama shumë domethënëse për t`u kujdesur jo vetëm për veten por edhe për të tjerët.
I vaksinuar vetë në muajin mars, Papa Francesku u kthye në zërin më të fundit të fuqishëm që ngrihet në mbështetje të imunizimit masiv, duke thënë se vaksinat kundër koronavirusit ofrojnë shpresë për fundin e pandemisë.“Falë Zotit dhe punës së shumë personave, ne tani kemi vaksina që na mbrojnë nga koronavirusi”, ishte komenti i kreut të 1.2 miliard katolikëve të botës përmes një mesazhi video.
“Vaksinimi është rrugë e thjeshtë, por e mrekullueshme për promovimin e të mirës së përbashkët dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, sidomos atyre që janë më të cenueshëm. I lutem Zotit që secili prej nesh të mund të kontribuojë perms këtij gjesti të vogël dashurie”.
Edhe qasja ndaj vaksinave sot është shumë e madhe, ngurrimi për t`u vaksinuar është rritur ndjeshëm sidomos në vendet e pasura. “Vaksinat na japin shpresë por për këtë duhet të punojmë të gjithë së bashku”, tha Papa 84 vjecar i cili njihet për promovimin e barazisë shoqërore dhe ekonomike. Kreu i selisë së Shenjtë e përshkroi vaksinimin si “ dashuri për veten, për familjet dhe shoqërinë dhe dashuri për të gjithë njerëzit”.
Top Channel