785 aksidente rrugore ndodhën gjatë 7 muajve të parë të 2021-shit, duke shënuar një rritje prej 23,6 % krahasuar me periudhën e një viti më parë.

Gjatë 7 muajve të parë të 2020-ës ndodhën 635 aksidente sipas të dhënave nga INSTAT.

Në shtatëmujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1,050 persona nga 824 persona në shtatëmujorin e vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 118 persona nga 88 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 20,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, 114 aksidente rrugore kanë ndodhur gjatë muajit korrik në 2021, nga 130 aksidente të ndodhura në muajin korrik të një viti më parë, duke u ulur me 12,3 %.

Gjatë muajit Korrik 2021, numri i të aksidentuarve të vrarë dhe të plagosur është 175 persona nga 168 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 13 persona nga 14 persona të vdekur në Korrik 2020.

Në muajin Korrik 2021, aksidentet rrugore, në 95,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet_rrugore_Korrik_2021

FOTO GALERI
1/5

Top Channel