Katër makina përplasen mbi urën e lumit Shkumbin, plagosen tre persona, nisen me urgjencë në spital

18/08/2021 14:57

Një aksident ndodhi pas mesdite edhe në aksin  Rrogozhinë- Lushnje, pranë mbi urën e lumit Shkumbin në Rrogozhinë.

Në aksident janë përfshirë katër mjete dhe si pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. 2 nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrogozhinës dhe një në Lushnjë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet dëmet nga aksidenti janë të konsiderueshme, ndërsa dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thanë se vajza që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ që shkaktoi edhe aksidentin ishte shumë shpejt.

Aksidentet janë shtuar 24 orët e fundit me shtimin dhe të fluksit të qarkullimit në rrugët tona, pasi mijëra njerëz po zhvendosen nëpër plazhe.

Policia ka shtuar kontrollet po vetëm  mbrëmë dhe sot janë shënuar 3 viktima këmbësorë të përplasur nga automjete në  Tiranë, Elbasan dhe Shëngjin.

Top Channel