Izrael, shënohen rreth 8.000 raste të reja me COVID-19

18/08/2021 14:00

Për shkak të përhapjes graduale të variantit Delta në Izrael, vazhdon të rritet numri i rasteve ditore me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.832 raste me COVID-19 ndërsa 14 pacientë e kanë humbur jetën nga ky virus.

Sipas kësaj, në Izrael ku jetojnë 9.3 milionë banorë numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 6.708 ndërsa numri i rasteve në 959.129.

Në vend numri i rasteve aktive iu afrua shifrës 60 mijë. Në gjendje të rëndë janë 578 nga pacientë.

Në Izrael dje u raportuan 8.646 raste me COVID-19 dhe u regjistrua si numri më i lartë i rasteve ditore në vend që nga 1 shkurti.

Izraeli i cili arriti të kontrollojë situatën pandemike në muajt e fundit falë vaksinimit, hoqi detyrimin për mbajtjen e maskave ​​në ambiente të hapura më 19 prill dhe në ambiente të mbyllura më 15 qershor.

Në fillim të qershorit, numri i rasteve aktive në vend u ul në 200 ndërsa numri i rasteve ditore ra nën 20.

Për shkak të rritjes së rasteve, më 25 qershor përsëri u bë e obligueshme mbajtja e maskës ​​në ambiente të mbyllura./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA