Ishin kthyer në tmerrin e grekëve/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Athinë, kush janë shqiptarët që kanë rënë në pranga (Emri+Foto)

18/08/2021 14:16

Një bandë shqiptarësh që kreu vjedhje në disa dyqane në zona të ndryshme të Atikës u shkatërrua nga Nën-Drejtoria e Sigurisë e Atikës Verilindore.

Si rezultat u arrestuan dy shqiptarë dhe një është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kishin kryer një sërë vjedhjesh. Ata janë identifikuar si Mateo Sinanllari, 26-vjeç; Kristi Kalemi, 29 vjeç dhe në kërkim është shpallur Kosta Beqiri, 26-vjeç.

Si funksiononte grupi?

Kur një ose dy hynin në dyqane ose zyra, një nga autorët rrinte jashtë tyre në gatishmëri. Ndërsa një tjetër hyri në një dyqan ose zyrë, me pretekstin e shpërndarjes së fletëpalosjeve, të cilat i linte në celularë ose pajisje të tjera elektronike që kishte vënë në shënjestër. Menjëherë më pas, ai i mblodhi ato, duke vjedhur pajisjen në të njëjtën kohë.

Hetimi policor zbuloi 11 raste vjedhjeje dhe një tentativë grabitjeje. Të arrestuarit, të cilët janë akuzuar në të kaluarën për vepra të ngjashme, u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

FOTO GALERI
1/8
Mateo Sinanllari

Top Channel