Një fëmijë humbi jetën tragjikisht këtë mëngjes në Shëngjin pasi u përplas nga një furgon.

I mituri raportohet se u ka ikur nga dora prindërve të tij dhe është aksidentuar në rrugë.

Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe hetimet do të përcaktojnë nëse dhe ai ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave.

Edhe mbrëmjen e së martës ndodhën dy aksidente të ngjashme me viktima këmbësorët në Elbasan dhe Tiranë. Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh, nje 61 vjeçar duke drejtuar mjetin tip “Mazda”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin rreth 70 vjeç.

Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan. Ndërkohe vetëm në “Misto Mame” në Tiranë janë përfshirë në aksident dy mjete, qe kanë përplasur një këmbësore rreth 50 vjeçe, e cila humbi jetën.

Top Channel