Detaje të reja nga krimi makabër në Shkodër/ 83-vjeçarja e dhunuar kërkoi ndihmën e policisë pak ditë para se të vritej nga burri

18/08/2021 18:50

Një krim në familje tronditi Shkodrën ketë të mërkure, ku viktime kanë mbetur çifti i të moshuarve Fadil dhe Sanije Bandulla. 

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Ahmet Haxhija” ne afërsi të stadiumit “Loro Borici”. Dy të moshuarit  të cilët jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin në emigracion, prej kohësh kishin konflikte me njeri tjetrin. Debatet kanë përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit nga Fadil Bandulla, i cili ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij 83-vjeçare duke e lënë te vdekur në vend e me pas ka qëlluar edhe veten.

Top Channel mëson se disa herë Sanije Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Rasti më i fundit, ka qenë fundjavë e kaluar, ku ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar ndihme nga uniformat blu. Ndihmë qe nuk erdhi kurrë!

Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasditen e së dielës, pasi komshinjtë kanë dëgjuar të shtënat me arme zjarri por policia nuk ka arritur ti identifikoje. Dyshohet se kanë qenë fqinjët  qe serish kanë bërë denoncimin në polici pasi nuk i kishin parë të moshuarit prej 3 ditësh.  Pas kontrolleve te uniformave blu në banesën e çiftit, u gjetën edhe trupat e pajete si dhe u sekuestrua arma e përdorur tip kallashanikov.

 

 

Top Channel