”Deri në pikën e fundit të gjakut”/ Tajvani: Nuk do të biem si Afganistani!

18/08/2021 16:15
Afganët largohen nga aeroporti pasi talibanët po përdornin kamxhikë për të shpërndarë njerëzit.

“Tajvani nuk do të bjerë si Afganistani në rast të një sulmi” deklaroi kryeministri Su Tseng-chang, duke i dërguar kështu një paralajmërim jo të drejtpërdrejtë fqinjit të fuqishëm, Kinës që të mos “gënjehet” e të mendojë se mund ta marre ishullin kaq lehtë.

Pekini që pretendon se Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike mbetet territor i tij, e ka shtuar presionin ushtarak dhe diplomatik për të detyruar Taipein zyrtar të pranojë sovranitetin kinez, duke shkaktuar shqetësim në Uashington dhe kryeqytetet e tjera perëndimore.

Disfata e qeverisë afgane pas tërheqjes së forcave amerikane dhe arratisja e presidentit Ashraf Ghani ndezën diskutime edhe mbi Tajvanin dhe asaj se çfarë do të ndodhte në rastin e një pushtimit kinez.

I pyetur nëse kreu i shtetit apo ai i ekzekutivit do të largoheshin nëse “armiku ishte te portat” si në Afganistan, Su u përgjigj se njerëzit nuk i druhen as arrestimit e as vdekjes nëse ishulli rrezikon të përfundojë në diktaturë.

“Sot, ka vende të fuqishme që duan të gëlltisin Tajvanin duke përdorur forcën, por duhet ta kenë parasysh se ne, nuk ia kemi frikën dhe do ta mbrojmë deri në fund këtë tokë”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA