Fermerët, tregtarët, dyqanet e kanë vazhduar normalisht punën, edhe në kohë pandemie, nuk e ndërprenë asnjë çast.
Ndërkohë që dëgjojmë përherë e më shumë qytetarët që ankohen se çmimet janë rritur gjithandej, të paktën me 200-300 lekë të vjetra.
“Po blej domate me 700 lekë kilogrami, se aq është buxheti. Kjo domate tani në gusht duhej të ishte 30 lekë, por në fakt është 70 lekë, pra 40 lekë rritje. Kastraveci duhej të shitej 100 lekë 3 kile në këtë kohë. Tani është me 120 lekë kilogrami, ai me 70 lekë është bajat, nuk hahet fare”, thotë një qytetar.
“Sigurisht që po blejmë më pak. Paratë janë po ato pensionet dhe rrogat nuk kanë lëvizur, janë të njëjtat, ndërsa çmimet vetëm rriten”.
“Pensionet lëre e mos e nga më. 40 vjet punë dhe marr një pension 150 mijë lekë”.
“Unë nuk jetoj këtu, por çmimet janë në stratosferë. Çmimet janë baraz me Dyseldorfin e Gjermanisë. Të paktën të kisha një pension prej 300-350 mijë lekësh të vjetra që të përballoja këto çmime dhe të mos më dridhej dora”.
“Të gjitha janë rritur, mua si pensioniste më duken dyfishi për vete”.
“Kastraveci është bërë 1200-1300 lekë. Ka qenë 800-600 lekë se jemi akoma në sezon”.
“Domatet janë rritur 1200-1300, edhe për gjellë I ke 50 lekë kilogrami. Po domatja ka qenë me 80 lekë kilogrami, ndërsa ato për gjellë me 30 lekë”.
“Ajo mollë atje është me 100 lekë. Dikur ka qenë me 50-60 lekë”.
“Një domate bleva, dhe këtë do ta ndaj me gruan”.
“Pandemia ka prekur edhe fiqtë, një frut që janë shndërruar në luks me çmimin që nuk zbriti nën 200 lekë të vjetra këtë vit”.
“Unë nuk i kam provuar ende fiqtë”.
Top Channel