Ambasadorja e SHBA-së mirëpret këshilltarin e ri të BKH-së, ish-agjentin e FBI-së Steve Butler

18/08/2021 18:14

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler.

Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti Steve në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen e vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, shkruan ambasada.

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA