Aksident i rëndë në Shëngjin/ Po kalonte rrugën me familjarët, furgoni përplas fëmijën. Vdes në spital 6 vjeçari

18/08/2021 10:04

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjn, ku furgoni ka përplasur një të mitur të moshës 6 vjeç.

Fëmija ka qenë i shoqëruar nga familjarët dhe kanë qenë duke kaluar rrugën kur është shkëputur pak fëmija është goditur nga furgoni. Për pasojë, fëmija ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim shëndetësor, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Në pamje duket se në vendin e ngjarjes ka mbetur shapka e të miturit dhe lodrat që përdor në plazh.

“Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Në vijim të informacionit paraprak ju informoj se ka ndërruar jetë në spital i mituri i aksidentuar në Shengjin.”, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel