Dita e sotme ka regjistruar 3 viktima në 24 orë dhe rritje të rasteve me COVID.

477 raste të reja janë regjistruar nga 7733 testime.

174 raste janë në në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.

Aktualisht janë 3782 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 56 pacientë.

Personat që ndërruan jetë janë një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri.

Janë shëruar 67 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,822 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (18 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         477

Të shëruar në 24 orë       67

Të shtruar në spitale       56

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7733

Testime totale             972,870

Raste pozitive             137,075

Raste të shëruara         130,822

Raste Aktive                    3,782

Humbje jete                     2,471

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1405

Shkodër          588

Fier                  355

Vlorë               353

Durrës             209

Elbasan           208

Lezhë              196

Gjirokastër       136

Berat               126

Kukës              80

Korçë               79

Dibër                 47

Top Channel