U evakuuan 4 familje nga rreziku i flakëve, vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Katund të Vjetër

17/08/2021 11:17

Vatra e zjarrit në zonën e Rubikut në Katund të Vjetër është vënë nën kontroll.

Si rezultat i punës intensive të forcave zjarrfikëse, forcave ushtarake dhe njësive nga ajri, është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit.

Megjithëse rreziku ende nuk ka kaluar për shkak të trungjeve të pemëve që vijojnë të digjen. Aktualisht forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren duke bërë verifikimet e duhura dhe duke tentuar të izolojnë një përhapje të mundshme të zjarrit.

Në atë zonë janë evakuuar 4 familje për shkak të flakëve. Një ditë më parë, një banor i zonës foli për rrezikun që i kanosej nga flakët dhe për tymin që po përhapej me shpejtësi duke i izoluar brenda shtëpisë.

“Që mbrëmë nuk mund të dilnim jashtë. Kam mbyllur krejt dritaret se u fut brenda tymi. Sot kemi qenë të pastër, tani vonë se në mëngjes ka qenë plot, në varësi të erës. Vëllezërit e mi i kanë ulur poshtë. Jemi jo të rrezikuar, por nëse u ul zjarri, unë nuk km çfarë të bëj veç po erdhi zjarrfikësja. Kam një apel që të ndalojë keqbërësit. Nesër ndizet prap”, tha banori.

Top Channel