Shkodra kryeson me infektime/ Në bilancin e 24 orëshit 45 raste të reja me Covid-19

17/08/2021 12:38

Gjatë ditëve të fundit është hasur një përkeqësim i situatës së Covid-19 në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 2 viktima dhe 200 raste të reja.

Qyteti me numrin më të madh të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit nuk është më Tirana, por Shkodra me 45 raste, ndërsa në total janë 440 raste aktive në këtë qark. Lajmi i mirë është se të infektuarit po e kalojnë lehtë sëmundjen.

Një pjesë e madhe e të infektuarve janë emigrantë, ndërsa gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër të shtuar të rasteve pozitive.

Sipas vaksinatorëve shtimi i rasteve ka ndikuar pozitivisht dhe tashmë po vaksinohen edhe të rinjtë në Shkodër, ndërkohë që në të gjithë qarkun deri më tani janë kryer mbi 80 mijë vaksinime.

Top Channel