Sarajet e Toptanëve u dogjën në mesnatë, grupi hetimor vijon punën në terren (PAMJET)

17/08/2021 11:26

Dje në mesnatë Sarajet e Toptanëve u përfshinë nga flakët.

Zjarri në godinën e monumentit të kulturës dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa kryebashkiaku Veliaj informoi më herët se autori është filmuar nga kamerat. Po ashtu ai ka bërë me dije se tashmë ky monument kulture do të ruhet 24 orë.

Arsyet e kësaj tentative kriminale për të djegur një goditë historike duket se e kanë zanafillën te vendimi i Bashkisë së Tiranës, e cila ka vendosur të shpronësojë pronarët dhe ta rikonstruktojë ndërtesën, për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm, e për ta shpallur “shtëpi muze” të vizitueshëm edhe nga qytetarët dhe turistët.

Siç mund të shihet edhe nga fotot e shkrepura nga ‘LSA’ grupi hetimor dhe polici ndodhen në vendgjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel