Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë, 4 infermiere dhe 1 recepsioniste infektohen me Covid-19

17/08/2021 13:55

Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur përkohësisht.

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër ka mbyllur përkohësisht dy qendra shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus.

Ndërsa në Universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton pozitiv me Covid-19.

Top Channel