‘Fordi’ del nga rruga, plagosen 4 pasagjerët që ndodheshin në të. Shoferi i frikësuar braktis makinën

17/08/2021 09:56
Foto Ilustruese

Një drejtues mjeti është vënë në pranga, pasi është konstatuar se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Policia njofton se i arrestuari është një 63-vjeçar, banues në fshatin Trestenik, Devoll,

“Shtetasi I.H duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel