Delta shton rastet me Covid në vend/ Emigrantët frikësohen nga vaksina, kërkojnë certifikatë vaksinimi të falsifikuar

17/08/2021 12:40

Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve me Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit u shënuar 200 raste të reja dhe humbën jetën 2 qytetarë, një prej viktimave ishte në qytetin e Elbasanit.

Edhe pse jemi në muajin e hapur të vaksinimit vihet re një neglizhencë gjithnjë e në rritje nga qytetarët e Elbasanit.

Shumë prej emigrantëve të ardhur kërkojnë të marrin një certifikatë vaksinimi të falsifikuar në vendin tonë, pasi kanë frikë të vaksinohen. Ndërkaq, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë rast i tillë.

Top Channel