Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë, një prej tyre rëndë.
Sikurse shihet dhe nga pamjet mjeti tip kamion që 4 personat ishin duke përdorur për punë, që ishte ngarkuar edhe me materiale ndërtimi, ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar i gjithi.
Mësohet se viktima është Zybo Brami, 58 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Daniel Brami 26 vjeç, Roni Brami, 12 vjeç, por që fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe shtetasi Astrit Kanaci, i cili dyshohet se është drejtues i mjetit dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel