Policia e Durësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

I arrestuari është Emiljano Norja 31-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.

“Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e  Shijakut, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krehër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel