Në orët e vona të natës, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde eksplozive në një firmë për prodhimin e lëndëve ndërtuese në Durrës!

Përpjekja e tyre ka dështuar pasi lënda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Forcat xheniere kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë realizuar çmontimin e lëndës plasëse.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel