Flutura kineze është shfaqur vitet e fundit në vendin tonë dhe më së shumti vihet re në zonën e Librazhdit.

Ajo ka një aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva, të cilat ushqehen me gjethet e bushit duke i shkaktuar tharjen e plotë të tij. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe shumohet në mënyrë agresive, sikurse shihet në këto video që ka siguruar Top Channel.

Mësohet se spërkatja nga ajri është zgjidhje e kushtueshme, ndërsa një mënyrë tjetër luftimi është grerëza aziatike, një insekt që ushqehet me larvat, gjithashtu edhe shpendët ushqehen me fluturën.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel