Tërmeti shkatërrues në Haiti, Meta: Trishtuese humbjet e jetëve, solidariteti ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave tragjike

15/08/2021 13:37

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrrues që goditi Haitin të shtunën dhe mori jetën e të paktën 304 personave, si dhe plagosi mijëra të tjerë.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.
Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen”, shkruan Meta.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 125 kilometra në perëndim të kryeqytetit Port-o-Prins, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Tërmeti me një thellësi rreth 10 kilometra që u ndje në Kubë dhe Xhamjaka është më i madh se tërmeti që goditi Haitin 11 vjet më parë, nga i cili humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Haiti tha se numri i viktimave pritet të rritet, ndërsa kryeministri Ariel Henry shpalli gjendjen e jashtëzakonshme një mujore.

Top Channel