Një sërë tenderash të zhvilluar nga viti 2018 dhe në vijim janë kthyer në objekt hetimi nga Prokuroria e Posaçme SPAK, që ka në fokus Autoritetin e Aviacionit Civil për të cilin Prokuroria e Tiranës shpalli mos kompetencën dhe ja delegoi SPAK për shkak të akuzës së shkeljes së barazisë në tendera dhe bëhet fjalë për blerje makinash deri tek shpenzimet e vogla.
Referuar gjetjeve të prokurorit të çështjes që ja delegoi hetimin SPAK auditimi i KLSH konstaton gjithashtu se, Autoriteti i Aviacionit Civil kreu procedura të prokurimit të panevojshëm duke shkaktuar një dëm financiar prej 52 milion lekë.
Në një rast si objekt auditimi që prokurori ja citon SPAK është edhe nxjerrja e urdhrit të të prokurimit me objekt rishikim i pavarur ekonomik i kontratës së koncensionit të TIA-s të llojit shërbim konsulence me fond limit mbi 29 milionë lekë pa TVSH që u kërkua nga titullarët pa testim tregu.
Për këtë episod dyshimet janë se operatori përkatës nuk dorëzoi pranë AAC dokumentacionin që vërteton angazhimin e ekspertëve të huaj.
“Prokurori që e hetoi çështjen për mëse një vit vlerëson se ka shpenzime të pajustifikuara sikurse dietat e ekspertëve ndërkombëtarë.
Nga veprimet që prokurori ka kryer mbas auditimit, ai dyshon se për tenderin blerje automjetesh ndonëse AAC kishte makina, mungon plotësisht formulari i deklarimit të konfliktit të interesave dhe se i gjithë dokumentacioni për secilën nga procedurat e tenderimit të hedhur elektronikisht në sistem nuk është i firmosur nga personi i autorizuar dhe njësia e prokurimit.
Prokuroria i thotë SPAK se në asnjë rast nuk është përcaktuar se kush është zyrtari i autorizuar për hedhjen e të dhënave, data e hedhjes për secilën nga procedurat dhe njëkohësisht në asnje rast nuk janë sqaruar rekomandimet apo sygjerimet e dhëna AAC për secilen prej tyre.
Top Channel