Një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve dhe një 58 vjeçari, banues të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku pas një konflikti, dy vëllezër kanë goditur me mjete të forta 58-vjeçarin, shtetasin P.Gj.
Ky i fundit i është kundërpërgjigjur të dy vëllezërve, duke i goditur me thikë e shkaktuar dëmtime.
Vëllezërit A.P., dhe D.P., janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajysh, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel