Për të gjithë ata që duan të shijojnë Shqipërinë nga deti, Kryeministri Rama vjen me një njoftim.

Kreu i qeverisë, përmes një statusi në rrjete sociale shkruan se për të gjithë këta personat që dëshirojnë të ankorohen në bregun tonë duhet të kryejnë vetëm një procedurë të thjeshtë.

Kryeministri Rama postim ne Facebook:

Mirëmëngjes dhe me lajmin që ata që Shqipërinë duan ta shijojnë nga deti, e të ankorohen në bregun tonë, tani kanë vetëm një procedure të thjeshtë online dhe pa vonesa burokratike, thjesht duke vizituar faqen e internetit www.nauticalbania.com, ju uroj një të dielë të bukur

“Ktheni timonin dhe merrni rrugën drejt Shqipërisë, ku do të gjeni aventurën tuaj të radhës me anije. Mbushni ditën me qiejt e shndritshëm, rreze dielli dhe sportet tuaja të preferuara ujore. Zhytuni më thellë në ekzaltim, zbuloni bukuritë e mahnitshme natyrale të bregdetit, lundroni në ujin e pastër kristal. Vizitoni qytetet e ndërtuara shekuj më parë, vizitoni qytetin e gurtë, vizitoni qytetin e dritareve, eksploroni kështjellat antike. Lundroni drejt paqes dhe kënaqësisë në Shqipëri, thesari i fshehur i Mesdheut”, thuhet në video.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA