Policia Rrugore e Fierit, nisur edhe nga fluksi shumë i madh i automjeteve që lëvizin në drejtim të zonave bregdetare dhe anasjelltas, ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës duke monitoruar qarkullimin e automjeteve me radarë, patrulla të lëvizshme, dronë e dragera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Përgjatë 48 orëve të fundit, gjatë monitorimit me radar, kryesisht në Bypass-in e Fierit dhe aksin Lushnjë-Fier, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh dhe ndëshkuar me masë administrative nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me pezullim të lejes së drejtimit nga 2 muaj deri në 12 muaj, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 144 km/h deri në 186 km/h.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 deri në 6.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues, 79 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi deri në 140 km/h, ku limiti i lejuar është 110 km/h.
Po gjatë 48 orëve të fundit si rezultat i monitorimit të qarkullimit duke përdorur dragera, dhe falë telefonatave të qytetarëve janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe 2 për drejtim mjeti pa patentë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.49 mg/l, 13 drejtues mjetesh.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve:
Mos fluturoni 🛫 në rrugë 🛣️për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin 📸dhe policin rrugor👮♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!🚑
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep.
Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me 📸🚔📹📟.
#❌Shpejtësisë🛫🚘🛣️ ❌Alkoolit🍺Në🚘
#Radari 📸Drageri📟DhePolici👮🚔TëShpëtojnëJetën.
Top Channel