Pak fitime, pakësohen artizanët/ Mjeshtri i thuprave: Më shumë fiton tregtari

15/08/2021 19:52

Kanistra, shporta e kosha të punuara në mënyrë artizanale gjithnjë e më shumë po kërkohen në treg. Punimi i tyre është i vështirë, kërkon mund e mbi të gjitha pasion. Pëllumb Mustafai e ka trashëguar këtë traditë nga gjyshi e më pas nga babai ndërsa puna e ndihmon të mbajë familjen.

Artizanët janë gjithnjë e më të paktë, ndërsa puna e tyre duket se nuk vlerësohet siç duhet. Edhe pse këto objekte të punuara me dorë nuk i gjeni me çmime të lira, më shumë fiton tregtari.

Tashmë çdo rrugë është e mbushur me shporta, kanistra e objekte të tjera zbukurimi. Duket se të huajt i preferojnë edhe më shumë punimet artizanale, madje tashmë shitje e tyre bëhet në euro.

Top Channel