Në Durrës për antikitetin/ Turistët që vizitojnë objektet arkeologjike

15/08/2021 15:36

Është mesi i muajit gusht dhe plazhet e Durrësit janë plot me pushues, po jo më pak dhe qyteti i Durrësit. E ndërsa vendasit nxitojnë të mbarojnë punët e ditës dhe t’i shmangen vapës, turistët e huaj sfidojnë temperaturat e larta dhe shijojnë vizitat në qytet, plot kërshëri për të njohur histori, njerëz dhe kultura të reja.

 

”Është hera e parë dhe qyteti është fantastik. Këtu është më vapë se në Rusi, po bukur. Mbase duhej të ishim në plazh tani dhe të lëvizim në mëngjes apo mbrëmje nëpër qytet.”

”Fantastike. Duket kaq bukur këtu.

Durrësi është një nga qytetet më të lashta në pellgun e Mesdheut dhe trashëgimia kulturore, muzeu, sitet dhe dëshmitë e shumta arkeologjike janë kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve, të cilët vlerësojnë gjithashtu edhe shërbimin, mikpritjen e vendasve dhe ushqimin e shijshëm.

”Jemi nga Serbia dhe është hera e parë këtu. Po shohim qytetin dhe më pëlqen shumë arkitektura e vjetër. Po shkojmë dhe në Amfiteatrin Antik. Është nxehtë dhe jo e lehtë, po do ia dalim.”

”Është kaq këndshëm. Njerëzit janë aq të mirë me ne turistët. Plazhi është shumë i mirë dhe ushqimi gjithashtu.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA