Mbyllja e 15 ditëshit të parë të Gushtit, trafik i rënduar në Vlorë

15/08/2021 19:15

Prej ditësh qyteti i Vlorës po përjeton trafik të rënduar, por sot e ka shtuar edhe më tepër mbyllja e 15 ditëshit të parë të muajit gusht, ku shumë qytetarë mbyllin pushimet. Prej orëve të para të ditës deri në këto orë të vona të pasdites trafiku është tejet i rënduar, nga hyrja e autostradës Trasballkanike, Lungomare, Uji i Ftohtë, Radhimë deri në Orikum, vargu i makinave është me mijëra.

Edhe pse policia rrugore e Vlorës ka marrë masa si në kryqëzime, po ashtu dhe gjatë rrugëve më problematike, është e pamundur që mos të ketë ngadalësime të lëvizjes apo dhe ndalesa, pasi fluksi është shumë i madh.

Në Vlorë këtë periudhë kanë hyrë gati 1000 makina nga porti i Vlorës, po ashtu makina hyjnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia, Serbia, Rusia, Ukraina, Polonia etj, gjë që sjell trafik tepër të rënduar.

Ky trafik do të jetë deri në fund të muajit gusht ku dhe nisin të ikin pushuesit e parë nga Vlora.

Top Channel