Gjatë muajit të hapur të vaksinimit në Lezhë janë kryer 29.897 mijë vaksina.

Në ditë bëhen nga 200 deri në 250 doza në 10 qendrat e hapura.

Ata që janë interesuar më shumë që prej fillimit të vaksinimit të hapur janë studentët. Interesin e ka shtuar edhe lejimi me vaksinim me Pfizer për të gjithë të interesuarit.

Deri tani në të gjithë vendin që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 1 milionë e 300 mija vaksinime me një mesatare prej 10 mijë dozash në ditë në nivel kombëtar.

Top Channel