Flutura që kthen pemët në skelet/ Po shumohet në mënyrë të jashtëzakonshme në pyjet e Librazhdit

15/08/2021 15:43

Flutura e bushit ose flutura kineze po bën kërdinë në pyjet mes Elbasanit dhe Librazhdit.

Kjo flutur ka një aftësi të bëjë mbi 300 vezë ose larva të cilat ushqehen me gjethet e bushit duke i shkaktuar tharjen e plotë të tij.

Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar vendin sidomos në zonën e Mirakës, Murraçit dhe Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje. Ajo ka aftësi të fluturojë deri në 15 km dhe shumohet në mënyrë agresive.

Flutura po largon dhe bletët,duke e përvetësuar nektarin e luleve, sidomos tek bliri. spërkatja nga ajri është zgjidhje e kushtueshme, ndërsa

Një mënyrë tjetër është luftimi është grerëza aziatike, një insekt që ushqehet me larvat, gjithashtu edhe shpendët ushqehen me fluturën. biologët mbështesin teorinë se përhapje të tilla masive janë për shkak të çrregullimeve të klimës, dhe ndotjes së mjedisit

Top Channel