Emigracioni hapi vende pune/ 38% të pozicioneve të lira në Ballkan për këtë shkak

15/08/2021 19:50

Në Shqipëri papunësia po rritet jo vetëm prej pamundësisë për të gjetur një vend pune, po edhe për shkak se njerëzit duan të emigrojnë për një jetë më të mirë.

Barometri Ballkanik 2021 ka zbuluar se 38% e vendeve të lira të punës në treg janë krijuar për shkak të emigracionit. Shqipëria dhe Bosnja po vuajnë më shumë nga vendet e rajonit me këtë fenomen.

Rezart Lahi, sipërmarrës, është përballur me fenomenin e emigracionit të punonjësve. Biznesi i tij vazhdon të ketë mungesë stafi.

Rezart Lahi: Jam përballur me këtë fenomen. Momentalisht kam shpallur thirrje për 15 punonjës dhe gjithë kohës biznesi im operon me minus 15 veta. Qarkullimi i punonjësve është bërë më i shpeshtë këëo kohët e fundit.  Nuk mendoj se emigracioni lidhet vetëm me pagën, por edhe me faktin se njerëzit kërkojnë mundësi të reja.

Albana Muça, sipërmarrëse në fushën e edukimit, shprehet se disa mësues të saj kanë emigruar në vende të ndryshme të Europës.

Top Channel