Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një vajzë 25-vjeçare është gjetur nga stafi mjekësorë pa shenja jete.
Më tej, në njoftim thuhet se e reja vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel