Foto Ilustruese

Mesi i Gushtit është edhe periudha më e ngarkuar në plazhe. Një pjesë e pushuesve i fillojnë tani pushimet e pjesa tjetër kthehen. Përveç trafikut të rënduar nëpër disa nga akset kryesore të vendit edhe plazhet i gjejmë plot.

Jo vetëm me shqiptarë të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë, por edhe me pushues nga rajoni dhe Europa.

Cilat janë arsyet që ata zgjedhin Shqipërinë?

I zbulojmë sëbashku nëpërmjet këtyre intervistave.

“Shqipëria më pëlqen mbi të gjitha si destinacion, për ushqimin, për njerëzit, për ambientin. Kam udhëtuar gjithkund nëpër Europë dhe Shqipërinë nuk e ndaj”.

“Na pëlqen ambienti, njerëzit, vendi, traditat. Ka diçka më të veçantë se shtetet e tjera”.

“Më duket më e zhvilluar Shqipëria në krahasim me vendet e tjera. Ne kemi ardhur që 20 vite të shkuara kur kjo këtu ka qenë fushë. Besoj që do të rritet më shumë turizmi”.

Preferoni më shumë jugun apo detin Adriatik?

“Jugun, sepse është deti shumë i bukur, i pastër dhe ka më shumë turizëm. Ata të punës që janë në Londër mezi presin të vijnë këtu ta shohin”.

“Më pelqen ushqimi, mënyra e komunikimit me njerëzit, këtu është një ambient shumë i përshtatshëm”.

“Vij nga Italia dhe çdo gusht vij me pushime në Shqipëri dhe e shijoj në maksimum”.

“Më pëlqen deti. Më pëlqen kur luaj me kushëririn”.

“Vij nga Franca. Kam ardhur me prindërit dhe me familjen time”.

Përse erdhët në Shqipëri?

“Sepse jam më familjen këtu dhe po kalojmë kohë të bukur me familjen”.

“Temperaturat e nxehta të gushtit i kanë zhvendosur pushuesit nëpër plazhe. Jo vetëm jugu, por edhe plazhet më pranë Tiranës janë destinacioni i verës. Rëra e bollshme por edhe thellësia e detit gradualisht në rritje e bën këtë destinacion të preferuar sidomos nga familjarët”.

Top Channel