Një tjetër person është vënë nën pranga, këtë herë në Kavajë, për zjarrëvenie.
Policia arrestoi 44-vjeçarin, shtetasin me inicialet A.S., pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe si paosjë e flakëve është dëmtuar pjesërisht magazinën me prodhime bujqësore të një shtetasi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel