Zunë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, procedohen penalisht dy persona në Durrës

14/08/2021 12:19

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit për zënien e hapësirës publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Ata janë identifikuar me inicialet Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e “Porto Romanos”, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

Top Channel