Vlora plot me pushues/ Strukturat akomoduese kanë rezervime deri në muajin tetor
14/08/2021 19:59
Vlora është e tejmbushur. Rrugët, plazhet, restorantet dhe shëtitorja buzë detit janë plot.
Në mbipopullimin e këtij destinacioni kryesor turistik në vend kontribuon jo vetëm moti i nxehtë por edhe hapja e kufijve.
Në zonën e ujit të ftohtë, atje ku mbingarkohet trafiku gjejmë po ashtu mjaft turistë të huaj, si kjo pushuese polake
“Vlora më pëlqen shumë, deti është i bukur edhe ushqimi i shijshëm”, tha turistja e huaj.
Jemi në gusht, por shumë struktura në Vlorë kanë rezervime deri në muajin tetor.
Top Channel