Tre të rinj me banim në Tiranë janë arrestuar pasi u shisnin drogë pushuesve në Dhërmi.
Autorët K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç punonin në një biznes gjatë periudhës së verës.
Gjatë kontrollit u gjetën 100 doza me kokainë dhe kanabis.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Dhërmi, Himarë
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Sekuestrohet lënda narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. K., 25 vjeç, A. Sh, 19 vjeç dhe I. U., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një subjekt në Dhërmi, ku këta shtetas punonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 100 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel