Shtatë qytetarë janë arrestuar në 24 orët e fundit në vendin tonë për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre janë arrestuar për shitje droge, D. J., 26 vjeç dhe E. I., 27 vjeç, pasi iu gjet kanabis me vete.

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis; E. I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
L. Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
K. A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA